Kryengritja e Prigozhin e shtyn regjimin e Putinit në spiralen e tij finale

Rusia nuk mund të funksionojë pa një dorë të hekurt që drejton timonin, ndërkohë që krahu i djathtë i Presidentit është dobësuar shumë.

CHRIS DONNELLY

Kur dolën lajmet e kryengritjes së Prigozhin, pyetja e parë ishte nëse kjo është një teatër apo diçka reale? Me çfarë pamë diçka nga të dyja. Përtej teatralitetit, kjo nuk qe aspak një skript i shkruar nga Vladimir Putin. Më shumë qe një kërcënim real që presidenti i Rusisë morri dhe ndonëse disa mendojnë se ai mundi ta tejkalojë, në të vërtetë ai brenda shtëpisë së tij (ku në fakt luhet gjithçka) u dëmtua rëndë në imazhin e plotfuqishmërisë. Cari është dëmtuar dhe nuk është i paprekshëm.

ME çfarë mund të nuhasim, duket se ajo që e nisi këtë kryengritje nuk ishte dhe aq shumë nacionalizmi apo mllefi ndaj padrejtësive por paraja. Në një demokraci, paraja mund të sjellë pushtetin. Por, në Rusinë e sistemit feudal mafioz është pushteti që të sjell paranë. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka urdhëruar që trupat e Ëagner të nënshkruajë një kontratë me ushtrinë dhe kjo do të thoshte që të ardhurat për Prigozhin do të pësonin ulje.

Lëvizja e të fundit ishte pikërisht për të siguruar pushtetin e tij që po rrezikohej, por qe një lëvizje e justifikuar; duke qenë se ka punuar shumë afër ushtrisë dhe trupave ruse ai e dinte mjaft mirë se qe një pakënqësi e shpërndarë në gjithë ushtrinë në lidhje me lidershipiin. Ai gjithashtu kuptoi dhe fraxhilitetin e pozicionit të Putin. Këto aludime u provuan të sakta. Kur Ëagner dhe forcat e tij pushtuan jugun e Rusisë, më saktësisht Rostovin, ato nuk u përballën me asnjë rezistencë domethënëse; në marshimin e tyre drejt Moskës, asnjë nga ushtria, FSB apo dhe Rosgvardia (garda pretoriane e Putinit), nuk ndërmorri ndonjë veprim që t’i ndalonte.

Nga ana tjetër, Prigozhin kishte me vete rreth 4500 njerëz, pra jo aq shumë sa të marrë kryeqytetin edhe ta mbajë atë në rast të kundërsulmit të Putin. Jo vetëm kaq, por lëvizja e Prigozhin nuk gjeti as edhe mbështetje popullore deri në shpërbërje, ndonëse kjo e fundit mund të ketë ndodhur si pasojë e faktit që ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Por me çfarë duket reaksioni instiktiv duket se ka qenë, të presim dhe të shohim!

Ndërsa kriza po ndodhte u përhap fjala se Putin ishte larguar nga Moska. Prigozhin u ndodh përpara një situate të paqartë me një forcë të pamjaftueshme. Në fund të dy burrat duket se arritën të marrin disa benefite sa për të shpëtuar fytyrën. Putin morri indinjatën e fundit duke qenë se iu desh të mbështetej tek presidenti bjellorus Lukashenko për të negociuar një marrëveshje. Prigozhin, duket se ka arritur që të negociojë një amnisti të madhe dhe gjithashtu nje mbështetje të madhe financiare dhe po kështu një strehim komod në Bjellorusi.

Çfarë ndodh pas kësaj? Putin do ta ketë të vështirë, mbase të pamundur, që të rindërtojë imazhin e shkatërruar në sytë e rusëve. Sa shpejt mund të degradojë shteti i tij dhe a do të jetë njeri i aftë që t’ia zërë vendin? Në dy dekada të sundimit të tij është dëshmuar një hollim i institucioneve të Rusisë, sistemi nuk mund të funksionojë pa një dorë të hekurt që drejton timonin dhe Putin duket se nuk i ka më duart e hekurta. Nëse, siç edhe përflitet tani, ai do të zëvendësojë Shoigu me një gubernator të Tulës, Aleksi Dyumin, duke emëruar Shoigu si shefin e shtabit në vend të Gerasimov, mund të jetë një tjetër dobësim eventual i tij.

Për më shumë, Prigozhin dhe kryengritja e tij apo tentativa për grusht shteti ka dëmtuar realisht përpjekjet e Rusisë në luftë. Stafi ushtarak ka përmisuar performancën e mjeteve ushtarake por ka dështuar të forcojë dhe përmisojë moralin e ushtarëve rus. Ndërkohë që sot komanda e lartë e tyre duket inkompetente dhe politikisht e dobët në lidership, morali i tyre natyrisht që do të bie edhe më shumë.

Problemi kryesor i Putin është se ai nuk ka asnjë pasues. Prigozhin e skualifikoi veten e tij. nëse Putin nuk mund të sigurojë pushtetin e tij real, që me sa duket është pak e vështirë, Putin do të duhet të gjej një person të fortë që do t’i garantojë atij një pension të qetë. Në 1999 ai i siguroi Yeltsin një gjë të tillë. Në Gjeorgji revolucioni trendafilave, i drejtuar nga Mikheil Saakshashvili dha të njëjtën garanci për Eduard Shevardnadze. Kush do të japë të njëjtën garanci për Putin?

Ndërsa ushtria përballet me probleme të mëtejshme në Ukrainë. Prigozhin në Bjellorusi nuk mund të qëndrojë pasiv. Putin mund të qëndrojë në pushtet me çdo kosto, mbase duke vendosur në jetë më shumë vepra kriminale në Ukrainë. Rusia tani gjendet përballë një periudhe pasigurie të konsiderueshme. Kryengritja e Prigozhin mund të ketë përfudnuar, por drama e saj sapo ka nisur.

Latest articles

Related articles