Gjici transferohet në paraburgimin e Durrësit, u bashkohet Dakos, Kokës dhe Bllakos

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Ai doli këtë të hënë në gjykatë për të dëshmuar rreth videoskandalit që u shfaq për të.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Safet Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.

Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit vuan dënimin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka si dhe ish-deputeti Alqio Bllako.

Latest articles

Related articles