Drejtësia ka sekuestruar politikën – REDAKSIONALE

Agjendën publike se për çfarë duhet folur nuk e vendos më politika, por drejtësia, posaçërisht SPAK.
Lajmet në media janë me të pandehur të nivelit të lartë (Ahmetaj, Koka, Bllako, Dako, Gjici, Bufi, Hajdari, Dedja etj) dhe gëlojnë avokatët nëpër banaqe të Tv. Ish prokurorët e Krimeve të Rënda të shkarkuar nga vetingu janë bërë ekspertë ligjor që të lexojnë kodin penal. Janë të njëjtit që videon e IM në qeverinë Berisha “Gimi më tha …700” e nxirrnin të montuar.
Temat politike janë zhdukur nga qarkullimi sepse njerëzit janë të painteresuar për ofertën e 3 familjeve që kanë qeverisur pushtetin dhe opozitën për 3 dekade. Janë të neveritur nga të njëjtat fytyra që “luftojnë për votën e lirë”. Edhe këta në fakt duan Sovranitet Penal që të mos japin llogari për pasurinë që kanë vënë kapicë.
Kjo që po ndodh me intensitet të ulët në Shqipëri ka ndodhur edhe në Itali, Rumani dhe Kroaci. Dhe janë po amerikanët që kanë nxitur sistemit e drejtësisë të punojë.

Propozimet për Veting në politikë, sistem zgjedhor Proporcional kombëtar me lista të hapura, kufizimi i mandatit të KM në 8 vite dhe ndryshime të tjera të arkitekturës kushtetuese do të kenë një jetë të vështirë në debatin publik. Jetojmë kohën e sekuestrimit të politikës.

Latest articles

Related articles