Putin dhe CIA e dinin për planin e Prigozhin. Por pse nuk reagoi Kremlini?


Inteligjenca amerikane e dinte për revoltën e Prigozhin dhe paralajmëroi drejtuesit e Uashingtonit. Por edhe Putin ishte i informuar, nuk e zbuloi “24 orë përpara”.

Agjencitë amerikane të spiunimit kanë vërejtur shenja kohë më parë se Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus Wagner, ka pasur synim të dalë kundër udhëheqësisë ruse nga mesi i muajit qershor, ka raportuar e përditshmja amerikane Washington Post.

Gazeta tjetër amerikane New York Times, ka thënë se informacioni ka qenë edhe solid, por edhe alarmues.

Në orët e vona të së premtes, forcat e Prigozhinit janë larguar prej kampeve të tyre në Ukrainë dhe kanë hyrë në Rusi, duke e marrë kontrollin e qytetin jugor Rostov-on-Don, dhe më pas janë nisur drejt Moskës.

Papritur, avancimi është pezulluar në pasditen e së shtunës, dhe mediat ruse kanë thënë se trupat e Ëagnerit do të kthehen në Ukrainë, ndërsa Prigozhin do të ikë në shtetin fqinj, Bjellorusi.

Kremlini ka thënë se nuk do ta ndjekë penalisht Prigozhinin dhe as pjesëtarët e armatosur të Ëagnerit.

Times ka thënë se teksa zyrtarë amerikanë të inteligjencës e kanë zbuluar se Prigozhin është përgatitur për aksion ushtarak, ata kanë shprehur shqetësime për kaosin që do të mund të ndodhte në Rusi, shtet me arsenal të fuqishëm bërthamor.

Kremlini — sipas të dhënave amerikane, ishte i vetëdijshëm për rrezikun dhe kishte marrë të dhëna paraprakisht për kërcënimin e Prigozhin. Për momentin nuk është e qartë pse nuk reagoi menjëherë për të bllokuar rebelimin.

Befasues është lehtësia me të cilën Prigozhin mori komandën e Rostov. Ka hipoteza mbi kontraste brenda hierarkive dhe problemeve të sigurisë ruse. Vonesa e përgjigjes i lë hapësirë atyre që besojnë në teoritë konspirative në lidhje me ngjarjet dramatike në Moskë.

Rebelët avancuan pa asnjë shenjë rezistence, një shenjë që kjo që nuk e përjashton mbështetjen e disa sektorëve të forcave të armatosura ruse. Ndoshta jo të përfshirë dhe bashkëpunëtorë, por që ishin të gatshëm për t’i lënë gjërat të ecnin. Një grusht shteti klasik.

Ajo që ndodhi në 48 orët e fundit në Moskë është e vështirë për tu shpjeguar në të gjitha pikat.

Për më tepër, ekziston gjithmonë problemi i shqyrtimit të dinamikës së regjimeve: ato kanë karakteristikat, mekanizmat, sekretet dhe rregullat e tyre të mbijetesës që janë të vështira për t’u kuptuar plotësisht. Ekspertët bazohen në histori, në precedentë, në analiza, megjithatë mbeten qoshe të errëta dhe aspekte personale që mund t’i zbulojnë vetëm ata që janë realisht në rrethin magjik.

Latest articles

Related articles