Nuk mund të shkosh me 100 burra edhe pastaj të qepesh, nuk ka kuptim – At Nikolla Xhufka porosit Ina Kollçakun:

Një debat ka ndodhur në panelin e emisionit “Më lër të flas”, ku të ftuar ishin Ina Kollçaku dhe At Nikolla Xhufka.

Ata nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket opinionit të tyre mbi temën pikante që fliste për bindjet fetare dhe edukimin seksual në shoqërinë tonë.

Teksa diskutimi ishte virgjëria At Nikolla Xhufka i’u drejtua Inës duke i thënë që sipas bindjeve fetare dhe 10 urdhëresave të ungjillit ti duhet ta ruash vetën për vetëm një burrë me të cilin do të martohesh jo të shkosh me 100 vetë dhe në fund të bësh ndërhyrje, pra të qepesh.

“Ungjilli thotë që duhet ta ruash shtratin tënd bashkëshortor pra burri të jetë i pari për ty. Ti nuk mund të shkosh me 100 edhe të shkosh të qepesh pastaj, nuk ka kuptim”

Pyetjes së priftit nëse është apo jo e virgjër Ina iu përgjigj:

“Mund të vish e provojmë bashkë.”

Latest articles

Related articles