Trupat e Wagnerit i afrohen Moskës, kryeqyteti shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Luftëtarët e grupit mercenar Wanger të cilët po drejtojnë kryengritjen ndaj regjimit të Kremlinit kanë avancuar drejt Moskës pasi pushtuan brenda natës një prej qyteteve të Rusisë.

Ndërkaq, ushtria po përballet me ta por duket e paaftë për të ngadalësuar përparimin e tyre. Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kryengritja e armatosur e grupit Wagner është tradhti, duke shtuar se kundër tyre do të ndërmerren veprime vendimtare.

Autoritetet në Moskë dhe në zonën përreth thonë se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kundër-terrorizmit pasi shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin u shpreh se forcat e tij kishin kontrollin e vendeve ushtarake në Rostov.

Më parë, Prigozhin akuzoi udhëheqjen më të lartë ushtarake të Rusisë se urdhëroi një sulm me raketa në kampet fushore të Wagner-it në Ukrainë, ku ishin vrarë një numër i madh i luftëtarëve të tij, transmeton Al Jazeera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se “dobësia e Rusisë është e dukshme” dhe se sa më gjatë që Moska të mbajë trupat dhe mercenarët e saj në Ukrainë, aq më shumë kaos do të ftonte në shtëpi.

Latest articles

Related articles