PD-ja, më dy fytyra

Nga Zef Ndreka

Tashmë është fakt rikthimi i Bashës në krye të PD-së zyrtare.
Sigurisht, për shumë aresye, ai është disa hapa para rivalit Gjergj Hani i cili duhet falenderuar për aktin e ndërmarrë për tè kandiduar për postin e kreut të PD-së.
Kandidimii i Hanit i bën nder PD-së, për të aktivizuar e për të nxitur gjallimin e një shtrese të përsekutuarish të cilët janë ndjerë të braktisur e të zhgënjyer nga politika e PD-së nder vite. Madje, janë ndjerë shumë të përdorur, pa iu kthyer asnjë lloj benefici të merituar siç ishte premtuar.
Kjo është një çështje e cila duhet të shihet më me seriozitet nga PD-ja në të ardhmën.
Sido, rikthimi i Bashës është një skenar i vjetër, i paramenduar, që kur ngriu me dorëheqje postin e kryetarit pas rezultatit shumë të dobët në zgjedhjet vendore në 6- bashkitë e vendit.
Ishte një grup jo i vogël deputetësh të PD-së që për shkak të rezultatit skandaloz, i imponuan dorëheqjen Bashës, me argumentin që te dorehiqej edhe Berisha nga ana e foltorës!
Miopi politike!Edhe pse çdo gjë nisi kinse me vëndimin për të shkarkuar edhe Berishën!
Siç e thamë, rikthimi i Bashës në krye të PD-së, ka qenë një skenar i përgatitur shumë më parë dhe kjo doli haptazi menjëherë pas zgjedhjeve vendore të 14-Majit, kur Alibeaj dha dorëheqjen në mënyrë të pa pritur!
Në fakt rikthimi i Bashës e ka burimin akoma më thellë, që në mënyrën se si u prodhua konflikti me Berishën, me përjashtimin si fillim nga grupi parlamentar i PD-së, e më pas nga Partia Demokratike, për shkak të shpalljes non grata familjarisht nga Amerikanët dhe Britania e Madhe, dhe qëndrimin të mëpasëm të tij në raport me PD-në dhe aleatët strategjikë.
Me lëvizjen e tij, Basha arriti dy synime:
– prishjen e dualizmit në drejtimin e PD-së.
– katharsin e PD-së nga ish spiunët, nga të korruptuarit që ndoqën Berishën.
Ishte pikërisht momenti kur PD-ja të kishte dy fytyra.
Berisha tek Foltorja dhe Basha tek PD-ja zyrtare.
Të ketë qënë një plan i mirëmenduar më parë?!
Ndoshta. Koha do vertetoje edhe dyshimet.
Pas largimit të Bashës, PD-ja mbeti si jetime, vetëm si frymë, frymë për të cilën populli shqiptar kishte nevojë edhe për ta testuar.
Pa kandidatë, pa financë, pa media dhe të anatemuar nga trekëndëshi i Bermudës kudo e në çdo gjë, PD-ja arriti të marrë 104 mijë vota zemre, vota shpirti. Kjo frymë arriti të mbijetonte në dëshirën e popullit shqiptar.
Kjo frymë e forcuar tashmë është një shpresë, por uroj të mos mbetët vetëm një skenar.
Rikthimin e Bashës, në këto momente delikate të PD-së, e shikoj të nevojshëm, për shumë aresye që lidhën me misionin e tij të pa kryer.
Edhe pse Basha ka përdorur deri diku Alibeajn, Bejkon dhe anëtarët e tjerë, përfshirë edhe mua, bëri një hap pas duke lënë të tjerët në plan të parë, e duke e mbajtur frymën e entuziazmit gjallë derin në zgjedhjet vendore, sado e vogël kjo frymë.
Basha duhet ta ngreje këtë entuziazëm per ta kthyer në favor të demokratëve.
Por sa do të jetë e mundur?!
A mjafton vetëm fryma për tu kthyer në alternativë pushteti?!
Basha në fund të Korrikut do të rikthehet nga një heshtje e gjatë.
Rikthimi i tij nuk vjen nga beteja, e bashkë me të edhe shumë bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, dezertues.
Rikthimi i Bashës këtë formë ështe një pikëpyetje apo zhgënjim akoma më shumë për një pjesë demokratësh të cilët
e shikojnë të copëtuar ende këtë parti.
Rikthimi pra i Bashës duhet të jetë beteja për shpresë tek demokratët.
Për këtë do punojmë, që PD-ja të ketë vetëm një fytyrë…

Latest articles

Related articles