Mediat kanë zbuluar detaje të reja pse flamuri shqiptar ndodhej në nëndetësen, ‘Triton’ e ngjashme me atë ku humbën jetën 5 persona që donin të vizitonin rrënojat e ‘Titanikut’
Pas disa kërkime u zbulua se një grua shqiptare është sponsor e ekspeditës që mbështet kompaninë, ‘Ocean Gate’ në eksplorimin në oqeane të nëndetëses, ‘Triton’.
Kjo nëndetëse e cila financohej nga shqiptarja është vlerësuar me disa çmime ‘Guiness’, për zhytjet e thella në oqeane të ndryshme.
Kujtojmë se të gjitha shpresat për të gjetur gjallë pesë personat në nëndetësen civile që humbi kontaktet që fundjavën e kaluar u shuan.
Marina amerikane gjatë kërkimeve zbuloi disa zhurma të cilat sipas ekspertëve mund të ketë qenë nga shpërthimi i mjetit lundrues.