Aksident me vd*kje te Mali i Robit, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot te Mali i Robit ku një makinë ka përplasur një 80-vjeçar që lëvizte me biçikletë.

Mësohet se shoferi i mjetit është shoqëruar në komisariat, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

Latest articles

Related articles