Jam me Bashën dhe kundër antiBashëve, sepse jam me demokratët, antikorrupsionin, SHBA-të dhe Vetting-un

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kur situate, kjo situata politike sot në PD dhe e opozitës në tërësi, kur duket sikur është e paqartë dhe tollovi,atëhere vëzhgimi dhe kritika e pakorruptuar, mendja e qetë dhe e pastër duke përjashtuar fanatizmin dhe egoizmin negativ, aresyeja mendueshëm kërkon për gjetur me argumente të vërtetën që të ofrojnë informacionet dhe sidomos realiteti. Dhe kështu mendoj se ndihmohet ndryshimi që kërkon realiteti.
Vendosa ta shkruaj këtë shkrim duke parë zhvillimet e këtyre dy viteve te fundit në Partinë Demokratike, duke parë përballjet e vështira të Bashës kundër frymës autokratite të berishizmit në PD, kundër servilizmit dhe korrupsioni; duke parë sinqeritetin, moralitetin dhe ndershmërinë e Bashës si intelektual, qytetar, dhe të politikanit demokrat e patriot.
Vendosa të shkruaj duke parë edhe ato se cfarë duan e kërkojnë antiBashët,qëllimi i të cilëve është vetëm që Basha të mos kandidojë për kryetar i PD-së sepse ata janë të paaftë dhe dështakë nese do të kandidonin si dhe ndjehen të kërcënuar nga vizioni dhe programi i Bashës, si dhe ndjehen të frikësuar nga hapja e PD-së dhe inkuadrimi e promovimi i lirshmërisë për karrierë politike të të rinjve, gjë e cila ua rrezikon mandatin e deputetit të përjetshëm deputetëve.dhe të drejtën e përjetshme të elitës së vjetër për ta përdorur si pronë e mjet të tyre PD-në.
AntiBashët e mbetur akoma në PD iu dolën puplat dhe iu doli boja e u cjerr edhe maska, sepse ata janë në një linjë me kryefoltoristin, me non gratën , i cili gjatë gjithë kohës edhe pasi Basha kishte dhëne dorëheqjen foltorja haptazi dhe foltoristët brënda PD-së nën rrogoz dhe tani haptazi edhe ata kishin qëllim asgjësimin politik të Bashës dhe uzurpumin e Partisë Demokratike.
Jam kundër antiBashëve sepse Basha ka bërë gjënë më të duhur: atë të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA dhe më vonë pas sulmit të dhunshëm të Selisë së PD-së, PD e përjashtoi edhe nga partia.
Jam me Bashën sepse Berishën asgjë nuk e lidhte me Partinë Demokratike dhe as me të djathtën sepse ai kishte të hipotekuar një të kaluar besnikërie e devotshmërie si komunist e besnik i PKSH.
.
Dikush thotë sa për hipokrizi se përse Basha nuk e bëri, nuk u distancua nga Berisha më herët.
Por shikoni ju “kritikët” e Bashës se sa e vështirë paska qenë ndarja e PD-së nga berishizmi pasi ju jeni vetë pengesa më e madhe e kryesore, shikoni se cfarë reaksioni antiBasha e madje edhe antiSHBA shpërtheu nga Berisha dhe ata që janë në foltore përkrah tij; shikoni se si sillen e pengojnë edhe berishistët e fshehtë në Partinë Demokratike institucionale kundër Bashës, dhe shikoni se si paskan bashkëpunuar e mbajtur njëri-tjetrin e gjithë politika e vjetër që është ricikluar në pushtet dhe që kanë instaluar sistemin kriminal të korrupsionit , statu quonë të cilën dëshirojnë ta mbajnë të pandryshuar “Trekëndëshi i Bermudës”, i cili vetëm sa ka komplotuar e vazhdon të komplotojë kundër Bashës.
Kush prej jush që hipokrizoni se duhet të largohet edhe Basha , edhe Berisha, kush prej jush do të kishte guxuar nëse do të kishte qenë ne krye të PD-së që ta përjashtonte atë pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.
Ku jeni ju antiberishët,ju “ishreformatorët” Xhaferraj, Pollo e Shehu, ju sahanlëpirësit pse nuk e mbështesni Bashën, apo iu lëpitë Berishës për favoret që iu dha .Po ju Imami me kompani, ju servilët e tjerë që dikur ishit kundërshtarë të Berishës por që u bëtë sherbëtorët me servilë kur ai u dha lëmosha pushteti dhe u bëri edhe ministra.
Jam me Bashën sepse me Bashën janë e vërteta, janë antarësia vitale dhe e reja politike në PD, pra me Bashën është ndryshimi, e ardhmja ,është rinia dhe është proamerikanizmi i shqiptarëve.
Kam qenë kundër antiBashëve shumë kohë edhe para se të shpallej non grata edhe para se përjashtohej Berisha nga grupi parlamentar , kam qenë pro Bashës edhe para se të dilte Foltorja antiBasha e antiSHBA.
Dhe këtë po ua vertetoj me një shkrim timin me 16 QERSHOR 2021 me TITULL”

“Kundër antiBashëve në Partinë Demokratike të Shqipërisë”
16 QERSHOR 2021
“Kundër antiBashëve. Ashtu si dhe disa dështakë të tjerë, duke përfshirë edhe kandidatët që humbën përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike me 13 Qershor 2021, po me të njëtin avaz antiBasha vazhdon edhe Arben Imami, ky mercenar,interesaxhi dhe hipokrit i cili deklaroi se.
.Dëshpërimi i demokratëve ka ardhur për faktin se Berisha pa pyetur PD-në i riktheu të ikurit nga PD-ja si këtë Imamin dhe kalibrin tjetër të ishpatericës së Partisë Socialiste Neritan Ceka, që u riktheu juve të cilët ishit edhe gjeneralët e kryengritjes rrënimtare të Shqipërisë të vitit 1997, dhe pse Partia Demokratike, të riktheu ty Imami e të bëri ministër duke të konvertuar nga ishministër i PS-së së Fatos Nanos në Ministër të PD-së.
Antarësia më besnike dhe të vërtetët e Partisë Demokratike u zhgënjyen edhe prej faktit tjetër, të asaj se Sali Berisha bëri aleancën bashkëqeverisëse me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Ilir Metën kundër dhe pa pyetur vullnetin e PD-së, dhe duke bashkëqeverisur me LSI-në, e mbrojti atë, korrupsionin dhe hajdutërinë e ministrave të LSI-së, pra duke tradhtuar elektoratinn e djathtë e që e bëri LSI-në dhe Ilir Metën faktor e aktor politik në dëm të Partisë Demokratike.
Të djathtët dhe elektorati i PD-së u zhgënjye shumë edhe për faktin se një ishkapter i kohës së regjimit komunist,Berisha e bëri edhe President Republike.
Edha pas humbjes së tre kandidatëve të cilët kandiduan për kryetar të Partisë Demokratike ata vazhdojnë akoma të gërmojnë e të vjellin helm kundër Lulzim Bashës me lloj-lloj trillimesh e akuzash false.
Por po u them atyre se me gjithë makinerinë shtetërore dhe me blerjen e votës, pra me gjithë batërdinë elektorale të Edi Ramës, dhe megjithë shpurën djallëzore të grupimeve e fraksioneve anti Basha në PD, Lulzimi Basha arriti që të marrë një rezultat të madh në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, krahasuar me atë humbje të thellë e dërrmuese të vitit 2013 kur PD u ndëshkua ashpër.
Sa djallëzorë e të paturp tregohen dhe deklarohen këta farë A.Imamët me kompani kundër Bashës. Nuk janë larguar demokratët nga Partia Demokratike prej Bashës, por përkundrazi prej Bashës ata janë rikthyer dhe tani do të rikthehet të gjithë në Partinë Demokratike, ku ndër ta jam edhe unë dhe shumë të tjerë si unë, pasi me Bashën u hap dhe u demokratizua Partia, u ckap Partia Demokratike prej atyre të cilët i dëshironin mandatet e deputetit dhe postet e detyrat e larta politike e të pushtetit si prona të përjetshme.
Është kulmi i pafytyrësisë të deklarohesh se 30% e antarëve të PD-së janë larguar nga partia. I themi këtij sharlatani se këta dhe shumë të tjerë antarë të PD-së nuk janë larguar nga Partia Demokratike, por ata janë larguar nga Shqipëria jo prej Bashës por janë larguar nga Shqipëria ashtu sikurse që gjatë këtyre 8 viteve të keqqeverisjes së Edi Ramës janë larguar nga Shqipëria mbi 400 mijë shqiptarë.
Ashtu sikurse u larguan dhe formuan reparte politike në shërbim të Partisë Socialiste mercenarët Patozi,Hajdari e Topalli, veproni edhe ju dhe largohuni nga PD-ja, ti Imami, dhe ju të tjerët që jëni si kuaj troje në PD, sepse largimi i juaj nga PD-ja e shëndosh PD-në dhe e lartëson atë, dhe e rikthen atë fuqishëm në pushtet.
Basha tashmë e ka të qartë se besimi referendar që mori nga antarësia e PD-së,e cila e rizgjodhi atë si Kryetar të saj , këtë duhet ta lexojmë kështu: ky verdikt me 13 Qershor 2021 i dha atij mundësinë dhe besimin për një reformim të thellë të Partisë Demokratike kundër cdo tutele apo tentative e përpjekje të atyre prej të cilëve PD-ja e ka pësuar.
Bashës iu besua, dhe te ai është shpresa se Partia Demokratike së shpejti do të rikthehet në pushtet.
Me Bashën PD-ja do ta vertetojë se ajo është forca politike kombëtare më proamerikane dhe më besnike e SHBA-ve, dhe me PD-në në pushtet edhe do të përshpejtohet koha për antarësimin e Shqipërisë në BE.
Me Bashën Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë strehë dhe as avokati politike për askënd që ka mbi supe akuza e e rekorde korrupsioni.
PD-ja nuk do jetë organizatë nepotikësh, familiarësh, klanesh e grupesh interesash, por do të funksionojë si një organizatë politike gjithpërfshirëse e lirë, e hapur dhe e barabartë për gjithsejcilin për të zgjedhur dhe për të realizuar karrierën, konkurencën dhe talentin e tij intelektual, profesional dhe atë politik.
Prandaj jam kundër antiBashëve, kundër pengesave dhe kunder bllokimit të demokracisë dhe të lirisë së brëndshme të Partisë Demokratike. Suksese z. Basha”! Durrës, 16 QERSHOR 2021
Shënim dhe kujtesë:Pra, që kur Basha u rizgjodh Kryetar Partie me 13 Qershor 2021, menjëherë pas tre ditësh me 16 QERSHOR 2021 shkrova këtë shkrim të cilin koha e vertetoi saktësinë e tij. Në atë shkrim paralajmërova se e vjetra e PD-së do të reagojë kundër tij, dhe pikërisht ky reagim regresiv nisi fort sidomos që kur doli Foltorja dhe vazhdoi dëshpërimisht edhe me përpjekjet dëshpëruese të disa deputetëve që janë në Partinë Demokratike zyrtare në përpjekjet e tyre per ta penguar Bashën që të kandidojë për Kryetar i PD-së.Duke parë gjitha këto marifete,akuza hipokrizie e djallëzore kundër Bashës që ndërmori e vjetra e korrupsionit të PD-së, mua më lind e drejta e arësyetimit se: Basha de fakto kryetar i PD-së ëshë bërë pas përjashtimit të Berishës nga Grupi parlamentar, gjë të cilën Basha së pari e ka bërë për interesin kombëtar dhe për interesin e PD-së , pasi interesi i PD-së është brënda interesit kombëtar dhe interesi i PD-së nuk duhet të jetë më interesi i vetëm kryetarit dhe as i nje grupi interesi rreth kryetarit.
PD nuk duhet kurrë të harrojë SHBA-të, këtë aleat jetik të shqiptarëve, dhe Basha sot është partneri më i besueshëm i SHBA-ve.,

Latest articles

Related articles