Zbulohet emri i ri i OSHEE group. Zëvendëson Ardian Çelën

Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.

Z Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.

Latest articles

Related articles