Tre vite punë me detyrim – Studenti i mjekësisë: Është politikë imponuese dhe diskriminuese

Me qëllim që mjekët e sapo diplomuar të mos largohen nga vendi, qeveria propozon që ata të lidhin një kontratë punë 3 vjeçare në Shqipëri, ose të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh.

Kjo është kundërshtuar nga studentët, të cilët nuk e konsiderojnë të drejtë propozimin e qeverisë. Sipas tyre ata pas përfundimit të studimeve duhet të jenë të lirë të qëndrojnë në Shqipëri apo të ikin jashtë.

Pedagogu Qamil Dika, i ftuar në studion e “Panorama TV” se fenomeni i mungesës së mjekëve është i dukshëm dhe kjo është krijuar prej disa vitesh.

Sipas tij, qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme dhe të dialogojë me studentët.

“Ndihet fenomeni i mungesës së mjekëve. Kjo nuk është krijuar në një apo dy vite, kjo ka një dekadë ose më shumë. Prej disa vitesh ka disa mekanizma, si rritja e kuotave, hapja e specializime, por ka edhe kërkesa që të ofrohet më shumë.

Nuk e zgjidh problematikën fakti nëse do rrinë edhe tre vjet më shumë studentët ose jo. Kuotat e lira nuk paguhen dhe ata do të kërkojnë një alternativë tjetër.

Është çështja e kushteve të punës, është çështja e pagav. Kostot e studimit është relativisht shumë e lartë. 6 mijë euro është kostoja për një vit.

Duhet të kuptojmë që shoqëria ka nevojë për mjeke. Mjeket e rinj janë një kosto që dikush duhet ta paguajë.

Unë mendoj se qeveria duhet të dialogojë më shumë me studentët. Më vjen shumë mirë që çështjet që kanë të bëjnë me mjeket shoqëria i ka sensitive. Ne duhet të mbështesim mjeket që i japin shumë shoqërisë.

Kosto për shëndetësinë është e lartë, qoftë për studentët e mjekësisë, qoftë për shëndetësinë në përgjithësi. Qeveria, ministria duhet ta zgjidhin këtë ngërç”, tha pedagogu Qamil Dika.

Ndërkohë studenti Igli Hoxha u shpreh se “kjo është një politike imponuese dhe diskriminuese për mjekët”

“Është një kosto e papërballueshme ajo tarifë që kërkohet”, tha studenti.

Latest articles

Related articles