Kryebashkiaku Rama: Shkodra e pastër, prioriteti i parë i emergjencës

Pastrimi nga inertet dhe mbetjet e rrugëve kryesore brenda dhe jashtë qytetit të Shkodrës është angazhimi i parë i nisur tashmë nga kreu i ri i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Kryeministri/kryebashkiaku Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga pastrimi i qytetit verior nga punonjësit e Bashkisë Shkodër.

Rama shprehet se “Shkodra e pastër, prioriteti i parë i emergjencës, ka nisur të jetësohet nga Beneti për çlirimin e çdo rruge të qytetit nga regjimi i plehrave që mbulonin kazanët”.Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bene Beci i cili u betua të hënën për marrjen e kësaj detyre ka nisur që me datë 10 qershor punën për pastrimin e mjedisit që nga Velipoja, hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që sikur ka deklaruar ai, do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm”.

Beci ka theksuar se pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, është domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit.

Latest articles

Related articles