Basha në festë e pavarësisë së SHBA dhe të “lamtumirës” së ambasadores Kim

Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij Aurela, kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë me rastin e 4 korrikut, Shpalljes së Pavarësisë së SHBA dhe me rastin e lamtumirës së ambasadores Yuri Kim.

Kësaj radhe tradita për festimet e Ditës së Pavarësisë është zhvilluar më herët për shkak të largimit të Yuri Kim.

Në këtë ceremoni ishin të thirrur politikanë, deputetë si dhe njerëz nga fusha të ndryshme.

Yuri Kim mbajti dhe një fjalim ku iu drejtoi një mesazh dhe atyre me të cilët nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

Ambasadorja e SHBA-së tha se është e bindur se me këta persona, ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që i ndan.

“Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë, por unë ende besoj – ashtu si siç besoja që në fillim – është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan”, tha Kim.

Latest articles

Related articles