Yuri Kim pyetet për Berishën Non Grata, përgjigja është përfundimtare!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, në konferencën e saj të lamtumirës, u pyet edhe për qëndrimet e saj ndaj sulmeve të Berishës.

Me shumë delikatesë, Kim pa përmendur ish- kryeministrin Sali Berisha dhe damkën e tij nga SHBA, tha se Uashingtoni sheh vetëm nga e ardhmja.

“Mendoj se çdo ambasador përballet me sfidat. Por ka diçka lidhur me SHBA, ne shohim nga ardhmja.

Çdo ambasador do të përpiqet ta drejtojë gjithnjë Shqipërinë drejt së ardhmes”- tha Kim.

A është e drejtë e drejtë të thuhet se pas Mariza Linos në vitin 1997 ju kishit mandatin më të vështirë si ambasadore e SHBA në Shqipëri, pasi u desh te merreshit, të bënit disa deklaratë të forta dhe të kishit të njëjtin person përballë, Sali Berishën?

Çdo ambasador përballet me sfidat e tij, por ka diçka lidhur me SHBA. Ne gjithmonë shohim dhe përballemi me të ardhmen.

Çdo ambasador amerikan, që ka shërbyer aktualisht apo në të ardhmen do përpiqet ta drejtojë Shqipërinë drejt të ardhmes.

Çfarë do të ndryshonit në Shqipëri?

Çdo vend ka sfidat e tij. Kur ne flasim për gjerat që duhet të ndryshojnë në Shqipëri e themi këtë duke pasur respekt dhe jo se ne nuk kemi problemet tona.

Latest articles

Related articles