Rrotacioni në ambasadorëve të SHBA-së, Lita: Veprimtaria e Yuri Kim në Shqipëri ishte sukses

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë dhënë moderatores Siklajda Shorja në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se veprimtaria dhe puna e ambasadores amerikane ishte një sukses nga ana e Uashingtonit.

“Nga pikëpamja e Uashingtonit e gjithë puna e saj në Shqipëri ishte sukses, pasi jo më kot ajo u shpërblye edhe me emërimin në një detyrë shumë më të rëndësishme, ashtu si dhe ish-ambasadori Lu.

Ka qenë shumë aktive në jetën publike të vendit tonë. Ajo ka promovuar jo vetëm çështjet e demokracisë, por ka ngulmuar shumë edhe në reformën në drejtësi, posaçërisht në procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, ngritjen e BKH-së dhe SPAK, duke realizuar edhe atë kërkesën e “peshkut të madh” të paraardhësit të saj, ku kemi tashmë një sërë ministrash dhe deputetësh të arrestuar.

Shpeshherë ka qenë agresive ndaj figurave politike, dhe ashtu siç ndodh rëndomë, politikanët tanë shpeshherë nuk i kanë dëgjuar kritikat dhe vërejtjet e saj”, u shpreh Lita.

Latest articles

Related articles