Rëndësia e mbledhjes dhe e vendimeve të Këshillit Kombëtar të PD

Nga Skënder Sadri KAPITI

Basha politikani potent e serioz i cili shikon nga e ardhmja, e që po përballet me të vjetrën , me establishmentin politik të vjetër që nuk dëshiron ndryshimin por që pengon perspektiven dhe të ardhmen.
E reja , e verteta ,progresivja gjithmonë në fillimet e saj nuk e ka shumicën. A nuk ishte shumicë diktatura komuniste dhe ne fillimet e saj PD-ja ishte pakicë por që e mposhti shpejt shumicën; a nuk ishte në filim UCK pakicë por që shumë shpejt u shndërrua në faktorin kryesor politiko-ushtarak shqiptar, a nuk ishte në fillimet e saj pakicë “Vetëvendosja” dhe që pastaj u shndërrua në shumicë dhe iu besua pushteti. Thuhet se Berisha ka shumicën, por jo ishte shumicë por tani jo, mjaftoni te shihni se sa demostrues kishte ne protestat e fundit ,dhe shikoni se si është rritur dhe po rritet Partia Demokratike institucionale sa që edhe pa kryetar dhe e sulmuar gjithandej me të gjithë arsenalin nga establishment politik i vjetër, nga “Trekëndëshi i Bermudës”, PD arriti të ketë 108 mijë vota. A nuk ishin shumicë, thuhej mbi 500 mijë vetë organizata “Vullnetarët e Enverit” dhe shumë shpejt mbetën pakicë e papërfillshme dhe u shpërndanë.Dhe Foltorja mund ta pësojë si ishshoqata “Vullnetarët e Enverit”.
Situata në PD e cila dukej e paqartë , por më në fund situatën për gjithë antarësinë e PD-së, për opinionin dhe për mediat e qartësoi dhe e sqaroi Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i mbledhur me 20 Qershor 2023, si organi më i lartë i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore.
Ky këshill i mbledhur me dt 20 Qershor 2023 ka rëndësinë të madhe për PD-në, sepse jo vetëm e vjetra politIke e “TrekëndëShit të Bermudës” por mjerisht edhe disa deputetë të PD-së kishin objektiv pengimin dhe për të mos lejuar kandidimin për kryetar të PD-së, z. Basha, kishin qëllim ta zgjasnin sa më shumë në kohë zgjedhjen e kryetarit me qëllim që PD-në ta gllabëronte Berisha me besnikët e tij të Foltores dhe të zgjatimeve të Foltores brënda PD-së.
IshKryetari Basha dhe dorëheqjen me qëllim për t’i hapur rrugën bashkimit të PD-së, por që në fakt rezultoi se mungesa e tij e përkohshme nga drejtimi i Partisë Demokratike dhe agresiviteti antiPD, antiBasha e antiSHBA i Foltores vetëm sa e përcanë dhe dobësuan akoma më shumë PD-në.
Humbja e thellë e Foltore-LSI-së dhe dështimi i gjithë atyre intrigave dhe lloj-lloj sajesash e alibive kundër Bashës dhe Elitës së re Politike të PD-së, mbledhja e këtij Këshilli dhe miratimi i rezolutës prej tij shënon dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin dhe konsolidimin e PD-së.
Lirshmëria,debati, transparenca dhe toleranca demokratike e kësaj periudhe tranzicioni 18 mujore si dhe Basha , Kolegji i Kryetarëve , struktura e PD-së dhe angazhimi i të rinjve në mbështetje të PD dhe Bashës, si dhe rezultati që arriti me 14 Maj 2014 ku PD mori mbi 100 mijë vota,në kushtet kur PD sulmohej gjithandej nga Foltorja, nga LSI dhe nga Rilindja si dhe nga intrigat hipokrite e djallëzore të mediave, por edhe nga “indiferenca” e papërgjegjshmëria e shumë deputetëve të PD, kryesisht e atyre që edhe nuk morën pjesë në këtë mbledhjen e këtij Këshilli, keto i japin rëndësinë e vecantë mbledhjes dhe vendimeve të Këshillit Kombëtar mbajtur me 20 Qershor 2023. Ky Këshill Kombëtar i PD-së me 20 Qershor 2023 vertetoi të vertetën e madhe se PD reale,e vërtetë dhe institucionale mirëfunksionon me statut dhe me struktura organizative, dhe se PD rezistoi dhe arriti që të mbijetojë.
Dhe vulën kësaj mbijetese dhe fillimit të një ringritje e organizimi të fuqishëm të PD-së ia dha ky Kuvënd i këtij Këshilli Kombëtar i PD-së, suksesi i parë i të cilit është rezoluta e miratuar prej tij, që shënon fillimin e ripërtëritjes së madhe të PD-së,gjë për të cilën gjithmonë dhe më heret e ka pasur objektiv e synim Lulzim Basha, dhe që koha vertetoi dhe i dha të drejtë atij për ato se cfarë pengesash e kurthesh paskësh pas sajuar politika e vjetër kundër tij dhe kundër Elitës së Re politike të PD-së

Latest articles

Related articles