Endri Hasa ia thotë në sy Dash Sulës: I keni lënë gjërat pezull në PD prej 1 viti e gjysëm

Endri Hasa, anëtar i kryesisë dhe deputeti i PD, Dashnor Sula u përplasën në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me situatën në të cilën gjendet PD për shkak të përçarjes së re brenda partisë zyrtare.

Sula tha se ai është 1 nga 53 deputetë e PD që janë kundër mbledhjes së këshillit kombëtar të mbledhur 1 ditë më parë, sipas tij në kundërshtim me statutin.

Sipas Endri Hasës, PD duhet t’i kishte zgjidhur çështjet e lëna 1 vit e gjysmë pezull, por s’e ka bërë për shkak të deputetëve si Dash Sula.

Pjesë nga debati

Hasa: Duhet t’i kishin zgjidhur çështjet 1 vit e gjysmë më parë.

Sula: Pse s’e mblodhe kryesinë ti o djalë i bukur? Ku ishte një vit Basha?

Hasa: Ti s’ke qenë në mbledhje kryesie, kam thënë Berisha do vazhdojë rrugën e vet, ne tonën.

Sula: S’duhet të jetë Basha kryetare, duhet të jesh ti. Ti e meriton me këto teza, ai s’e meriton se u zhduk 1 vit e gjysmë.

Latest articles

Related articles