Ambasadorja e SHBA Yuri Kim darkë pune me deputeten Jorida Tabaku

Ambasadorja e SHBA, Kim, ka përdorur javët e fundit të mandatit të saj për të kryer takimet e fundit si ambasadore me Shqipërinë por dhe politikanë e figura të tjera. Gjatë mbrëmjes së djeshme mësohet se ambasadorja Kim ka darkuar me deputeten e Partisë Demokratike dhe kryetaren e Komisionit të çështjeve Europiane, Jorida Tabakun.

Burime bëjnë me dije se darka u zhvillua rreth orës 20 në një restorant në zonën e ish Bllokut në Tiranë. Darka ka ardhur pasi znj Kim ka takuar më herët kreun e shtetit Presidentin Begaj dhe më herët ajo ka takuar javën e shkuar në një darkë kryeministrin Rama.

Ditët e fundit mediat kanë raportuar se ambasadorja Kim do të marrë pozicionin e rëndësishëm në Departamentin e Shtetit Amerikan. Znj Kim pritet të nisë një detyrë të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit në korrik 2023 dhe Shqipëria do vazhdojë të jetë në fokus të punës së saj . Ajo pritet do të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme në Ambasadën e SHBA.

Latest articles

Related articles