Zbulohet grupi i parë që do të marrë pjesë në Big Brother Albania VIP 3
“2Farm” një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi.
Gjatë një interviste në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ata kanë zbuluar shumë detaje në lidhje me projektet e reja dhe jo vetëm…
A do të jenë “2Farm” në Big Brother VIP 3? E keni menduar apo diskutuar?
Po, po me krevat marinari tresh.
Kastro Zizo: Ka dy vjet që ‘vorbullohet’ unë personalisht por edhe ide e të treve ka qarkulluar, nëse Rei do të thoshte ‘Po’, unë do të isha po direkt.
Zakonisht vera vjen me koncerte, a janë në synimet tuaja?
Po, nuk diskutohet patjetër. Në radhë të parë ne u rikthyem pak ditë më parë te SHQIP-HOP FEST me 3 remake dhe padyshim që ka një lloj sensacioni më veror, mund të kërcehen.
Ata shtuan gjithashtu që:.
“Është edhe një tur prej 9 koncertesh, janë të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Bashkia Shkodër deri në Bashkinë Sarandë, pikat krysore. Me të gjithë idenë fillestare ky tur është menduar të bëhet pas datës 20 Korrik. Në kohën e 5 ose 6 javëve, është një projekt që ne të paktën ia kemi çuar disa bashkive sepse kjo është një gjë që ka nevojë për mbështetje. Ne japim art dhe duhet që ky art të na kthehet në një mënyrë ose në një tjetër. Të tre ne nuk kemi, jo staturën se nuk mund të flas me arrogancë por nuk mund të dalim nëpër club-e me gjithë respektin por është zgjedhje, lloji i muzikës dhe gjenerata e atyre që janë fansa tanë nuk janë shumë njerëz të club-it”.