Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Policia me urdhër arreste

• Tensione në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit.
• Prej mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kamp me urdhër të GJKKO-së, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

• Burimet thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj, por kanë hasur në probleme me sekuestrimin e tyre, pasi qytetarët iranianë nuk kanë pranuar që të dorëzojnë mjetet e tyre.

• Po ashtu, zëdhënësi i MEK, pretendon se gjatë përplasjeve me Policinë, dy qytetarë kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë u plagosën.

• Megjithatë për këtë informacion të ndarë nga MEK, nuk ka asnjë konfirmim nga Policia e Shtetit.

• Urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike, e raportohet se deri më tani janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

• Kampi ‘ASHRAF 3’ prej vitit 2013 strehon rreth 3000 opozitarë iranianë, por në shtator të vitit 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas një sulmi kibernetik. Shërbimet online u sulmuan nga grupi i ashtuquajtur ‘Homeland Justice’.

Latest articles

Related articles