Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të garuar për kryetarin e Partisë Demokratike, zgjedhje këto që mbahen më 29 korrik.
Pavarësisht se vetë nuk ndodhet në Shqipëri, Basha kërkesën e ka dorëzuar përmes postës elektronike.
Kjo lëvizje e Bashës vjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit kombëtar, i cili u mbajt ditën e sotme.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD të kësaj të marte morën pjesë vetëm 7 deputetët dhe 174 anëtarë.
Në këtë mbledhje, që rikonfirmoi ndarjen në 2 pjesë të PD, nuk mori pjesë asnjë prej figurave me poste drejtuese, përveç Enkelejd Alibeajt, që është nënkryetar.
Kandidati tjetër për kreun e ri të Partisë Demokratike është Gjergj Hani.
Hani ish i përndjekur, ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike një javë më parë