“Po shkelet statuti, por vendos shumica”, Bardhi: 17 deputetë nuk do jenë në Këshillin Kombëtar të PD

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlament, Gazment Bardhi u shpreh se me zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, po shkelet statuti por në fund theksoi ai është shumica që vendos.

“Pas zgjedhjeve menduam se faktorët e rëndësishëm do reflektojnë dhe do I shërbejnë interesit të demokratëve. Në fund të fundit një opzoitë e dobët i shërben pushtetit të Ramës. Propozuam një plaftormë për bashkimin dhe jo ndarjes, një pjesë e rrëzoi platformën nga baza në qendër, duke i hapur rrugë zgjedhjes së kreut të partisë.

Vendimet e marra tregojnë nxitim, pasiguri dhe shkelje të rënda të statutit që dhe nuk e zgjidhin situatën në parti. Si sekretar i përgjithshëm i PD, kam detyrimin t’i nënshtrohem kolegëve në kryesi. Kemi detyrim t’i bëjmë publike aktet në shkelje të statutit dhe të rregullave që garantojnë bashkëjetesën dhe garën.

Këmbëngulja për të zbatuar disa rregulla nuk i shërbejnë askujt, as atyre që mendojnë se nxitimi për të zgjedhur kryetarin është shpëtim i PD.

Po veprohet sipas interesit personal dhe jo sipas interesit të demokratëve.’ u shpreh Bardhi, ndërsa paralajmëroi se 17 deputetë, nuk do të marrin pjesë në Këshillin Kombëtar .

“17 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë vendosur mospjesmarrjen në mbledhjen e nesërme në kundërshtim me statusin e partisë, shembulli i një partie që kërkon votëbesimin dhe zbatimin e kushtetutës nuk mund ta shkelë atë. Ky debat i brendshëm na ka mësuar një rrugë se nuk mund tu ngjasojë proceseve të së shkuarës që e kanë përçarë Partinë Demokratike, kjo është një histori që nuk që të përsëritet më në PD, i mbani mend besoj të gjithë besoj qëndrime tona që i kemi bërë një vit më parë në këtë moment PD ka nevojë për Maturi jo konflikt, për reflektim, jo urrejtje, ka nevojë për tu forcuar dhe jo për tu zvogëluar, ka nevojë për një mendim ndryshe por për ide të reja. Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD?” -vijoi Bardhi.

Latest articles

Related articles