Ç’do ndodhë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar? Anëtari i kryesisë së PD zbardh axhendën

Anëtari i kryesisë së PD, Gazmend Koduzi tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi për mbledhjen e këshillit kombëtar të PD është në përputhje të plotë me statutin e partisë.

Ai tregoi se me gjithë bojkotin e 17 anëtarëve të grupit të PD të bërë me dije nga Gazment Bardhi, në këshill janë një numër i konsiderueshëm anëtarësh.

Ndërkohë kryesia ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e PD në 29 korrik. Ndërkohë nesër pritet të mblidhet këshilli kombëtar. Më herët janë ndarë dhe grupet e punës.

Latest articles

Related articles