Tri ndërhyrje në tru dhe shtyllë kurrizore, operacioni i rrallë te Trauma

Një operacion i rrallë në Spitalin Universitar të Traumës i shpëtoi jetën një 55-vjeçari më dëmtime të shumta, të shkaktuara pas rënies nga një lartësi e madhe.

“Tre ndërhyrje të shkallës shumë të lartë të vështirësisë, në tru, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë, u realizuan me sukses nga një ekip multidisiplinar i mjekëve neurokirurgë, ortopedë dhe reanimatorë në Spitalin Universitar të Traumës, duke i shpëtuar jetën pacientit 55-vjeçar. Urime ekipit të Spitalit Universitar të Traumës, mjekët neurokirurgë, Dr. Fatos Olldashi, Dr. Geldon Fejzo, mjekët ortopedë, Dr. Viktor Marku, Dr. Drini Bardhi, Anestezist-Reanimatore Dr. Rexhina Sturçe, Flutura Balla ndihmës anestezist, Sokol Xhafaj dhe instrumentare Elsa Agalliu”.

Sipas mjekut, Fejzo, pacienti ishte paraqitet në Urgjencë me trauma në disa pjesë të trupit, në kokë, shtyllë kurrizore, parakrahu, klavikul dhe legen. Kur ishte në gjendje kome pacienti u trajtua nga ekipi i Neurokirurgjisë për traumën karniale dhe më pas në një moment të dytë nga ekipi multidisciplinar i mjekëve neurokirurg, ortoped dhe reanimator u krye ndërhyrja për fiksimin e kolonës vertebrale, kravikulës dhe parakrahut,

Latest articles

Related articles