Shërbimet sekrete britanike: Ushtritë ukrainase dhe ruse po pësojnë humbje të medha

Si Ukraina ashtu edhe Rusia po pësojnë humbje të mëdha, ndërsa luftimet e ashpra po zhvillohen në front, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm të shërbimeve sekrete.

Trupat ruse thuhet se kanë përjetuar humbjet më të rënda në betejen për qytetin e Bakhmutit në muajin mars.

Ministria nuk ka dhënë një vlerësim për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve.

Sipas raportit luftimet më intensive po zhvillohen në Zaporizhia, në Donetskun perëndimor dhe afër Bakhmutit.

“Në të gjitha këto zona, Ukraina vazhdon të ndjekë operacione sulmuese dhe ka bërë përparime të vogla”, thuhet në raport.

Në jug, nga ana tjetër, Rusia shpesh ka avancuar në operacione mbrojtëse relativisht efektive.

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar raporte të përditshme që kur lufta në Ukrainë filloi pothuajse 16 muaj më parë.

Latest articles

Related articles