Nga Alban Daci
Hyri i ri në politikë. Në fillim përgëzuan të gjithë e sigurisht një pjesë e mirë e përdorën imazhin e tij si prurje të re për të ardhur PD në pushtet në 2005. Në atë kohë Basha ishte mik i mirë për ta. U bo ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar Bashkia e Basha ishte miku i mirë, sepse me fitoret e tij këta ish miqtë punësuan familjarët, morën pushtet e ndonjë herë morën edhe ndonjë gjë që nuk meritonin.
Berisha dha dorëheqjen e Basha u bo kryetar. Të gjithë kërkuan t’i afrohen më shumë dhe e konsideruan risi e shumë prej tyre morën nga dy mandate edhe në mënyrë të pamerituar, sepse i bënin fresk Bashës duke e mos e lënë vetëm as të shtunave e as të dielave. Ishte një sfide e madhe ta gjeje Bashën vetëm në zyrën e kryetarit, qoftë edhe vetëm për ta përshëndetur, sepse për ambiciet e tjera në PD ishte e kotë, e kishin ndarë me kohë tortën dhe i kishin zënë të gjitha vendet këta ish miqtë e tij. Madje, aq shumë e kishin uzurpuar PD sa kishin vendosur edhe familjarët e fëmijët, shyqyr që nuk jepte pensione PD se do të kishin sjellë edhe prindërit e moshuar që të merrnin ndonjë pension ekstra.
Ndodhi kriza në PD, dhe Basha mori nje vendim për të bërë hap mbrapa për të mos thelluar përçarjen e PD. Këta ish miqtë e tij e kritikuan, sepse u gjenden vetëm e kishin paranojën se do i gllabëronte dallga e “Foltores”. Këta ish miqtë e kritikuan pse u largua. Vendosi të rikthehet dhe po e kritikojnë pse po e bën një gjë të tillë e kjo me siguri se u bënë pjesë e heshtur e “Foltores” dhe i frikësohen hakmarrjes së rikthimit të Bashës.
Ishte bashkë kryetar me Berishën dhe e kritikuan për një realitet të tillë. Tani do të rikthehet i çliruar dhe lider si zot i vetes dhe i demokratëve dhe po e kritikojnë përsëri.
Bëri listat e mbyllura dhe i prezantoi pak para mesnate në 2017 dhe disa që u bënë deputet falë këtyre listave, heshtën e nuk thanë asgjë. Ndërsa ata që mbeten jashtë e kritikuan. Tani vjen me tezën e listave të hapura e pikërisht ish miqtë e tij, produkt i lidershipit të tij që bënë deputet për dy mandate jashtë po e kritikojnë e sigurisht kanë të drejtë se halli i tyre është madh, duan deputet me çdo kusht, pa garë e pa asgjë.
Bëri luftën për dekriminalizimin e parlamentit dhe për reformën në drejtësi dhe miqtë e tij e quajtën hero. Tani vjen me tezën e vetingut në politik e pikërisht miqtë e tij thuan nuk është i besuar. Kanë të drejtë se në dy mandat, helbete e kanë bërë ndonjë mëkat dhe e kanë të sigurt se nuk e kalojnë procesin e pastërtisë.
E zgjodhën menjëherë pas zgjedhjeve të 2021 me një anëtar një votë duke e cilësuar një lider të dobishëm për PD. Në atë kohë për miqtë e Bashës procesi ishte i mirë i suksesshëm dhe i mirë. Tani Basha kërkon të rikthehet me të njëjtin proces të certifikuar, por për ish miqtë e tij nuk bën e do të jetë fars.
Dëgjoj nga këta ish miqtë e Bashës, disa deputet, disa anëtarë kryesie e disa të tjerë edhe të vetë deklaruar intelektual, se Basha nuk është zgjidhje, por nuk kam dëgjuar asnjërin nga këta të thotë se e sfidoj unë Bashën. Kështu, këta duan që PD të mbetet pa lider ose ta gjejnë demokratët në internet ose call center. Praz këta thonë PD më mirë pa kryetar e vetëm Basha të mos bëhet!
Nga gjithë ky debat, të gjitha i kam kuptuar, por çfarë duan nga Basha se kam kuptuar. Këta fuan që Basha të mos jetë Bashë, të largohet sepse ju prish punë këtyre e të mos kërkoj në mënyrë legjitime të jetë kryetar i një PD që vazhdon të jetë partia e vetme në Ballkan pa kryetar.