Sali Berisha i ka hedhur në kanal demokratët, ka bërë aksident! – REDAKSIONALE

spot_img

Kryetari i Rithemelimit Sali Berisha bëri aksident me 14 maj. Humbi me turp 53 në 61 bashki në vend.

Ai ka humbur reflekeset politike duke mbjellë urrejtje të madhe në familjen e demokratëve, me akuza monstruoze për tradhti, pengje, shit-blerje. Gjëra për të cilat akuzohet vetë gjatë gjithë karrierës së tij.

-Për tradhti me kontrabandën e naftës për tanket e Millosheviçit që shtypnin Kosovën; për marrëveshjen e Detit.

-Për peng i dosjes së trafikut të armëve në Gërdec për në Afganistan, dhe jo për 26 viktimat e pafajshme, mes tyre edhe baxhanaku i tij; peng i tjetërsimit të kompleksit Partizani.

– Për shit-blerje pronash/tokash në Tiranë, Vlorë, Radhimë-Tragjas, Jugut jonian.

Etj.

Sali Berisha voziti për 1 vit në austradë si një makinë rrangallë, me 40 në orë, duke penguar të tjerët të ecnin më shpejt.  Ai hodhi në kanal demokratët. Iu bëri aksident me pasoja.

Të gjithë deputetët e tij luftojnë me një tjetrin të jenë në makinën e aksidentuar që nuk lëviz nga vendi dhe nuk të çon askund. Duan vendin e parë të pasagjerit në kanal.

Ai ka bërë aksident me historinë, me SHBA dhe Britaninë e Madhe. I kanë hequr patentët për të qeverisur qeverinë dhe partinë. Berisha qarkullon për momentin me një makinë pa letra, me patentë fallso. Duhet të paguaj edhe dëmet e Aksidentit.

Latest articles

Related articles