Emrat e 6 të arrestuarve për narkotrafik në Korçë

Një operacion i madh antidrogë është finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Mësohet se gjatë operacionit janë proceduar penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Policia ka zbardhur me detaje operacionin, emrat e të arrestuarve dhe sekuestrimet që janë bërë në kuadër të operacionit.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër  të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:

– Minella Pleqi, 23 vjeç; Isuf Durmishllari, 26 vjeç; Gjergji Renja, 32 vjeç; Ardi Sterjo, 36 vjeç; Donald Qemal, 27 vjeç dhe Nikola Lara, 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

Latest articles

Related articles