Shqiptarët përmenden përsëri…

Nga Lulzim Omuri

Në raportin e fundit të Agjencisë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UHCR thotë se rreth 108 milionë njerëz u zhvendosën me forcë në mbarë botën vitin e kaluar për shkak të persekutimit, konfliktit dhunës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Nga këto vitin e kaluar 359,100 aplikime të reja individuale u regjistruan nga shtetas europianë, 3 fish më shumë se në 2021 dhe sipas raportit kjo rritje u shënua për shkak të aplikimeve nga shtetas shqiptarë, 99% më shumë rritje se në vitin 2021 ose 26,800 shqiptarë.

Vendosur në të njëjtin raport , me vende në luftë dhe vende jo demokratike , tregon se përsëri, vit pas viti, Shqipëria nuk është vendi i mundësive për qytetarët e vet.
Dhe nëse kjo nuk tregon dështim të çdo politike, çfarë mund ta tregojë tjetër?
Ndryshimi nuk vjen me magji, ndryshimi duhet të jetë thelbësor dhe të vazhdojë gradualisht. Por si fillim duhet të nisë.
Duket se vetëm shfaqjet bëhen gjithnjë e më me ngjyra dhe të bukura, jeta e përditshme e qytetarëve vazhdon po ajo, mos më keq.

Latest articles

Related articles