Koduzi: PD si asnjë institucion tjetër ka 1 vit e ca që është pa kryetar

Anëtari i kryesisë së PD, Gazmend Koduzi në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se ditën e djeshme PD ka zhvilluar një mbledhje ku kryesia vendosi mbledhjen e këshillit në 20 qershor për hapat e mëtejshëm për garën për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Ai tha se në mbledhje u morën disa vendime për rregullat e procesit zgjedhor, ku në fokus çdo anëtar i kryesisë që ishte prezent kishte dy elementë në mendje që janë krijimi i kushteve që ky proces të jetë i paanshëm dhe i barabartë për të gjithë kandidatët dhe e dyta të ketë ligjshmërinë.
“Basha ka dhënë dorëheqjen dhe tentativën që pati KQZ për ta rikthyer ai nuk e pranoi. Dorëheqja do të thotë që nuk është më kryetar i partisë dhe e ka drejtuar Alibeaj deri pas zgjedhjeve lokale. E dyta kemi qenë dakord që hapi i parë është evidentimi i trupës gjykuese, abdetimi i listës së votuesve dhe PD në momentin që futet në një proces votimi bën këto përditësime dhe një nga pikat që kanë qenë grupet e punës është monitorimi për këtë proces”.
Në vijim ai shtoi se ka një vendim të kryesisë së PD ku ka rikonfirmuar dhe njëherë në detyrë të 71 kryetarët e degëve, të zgjedhur apo të komanduar. Sipas tij, PD nuk lindi sot, këta kryetar degësh janë zgjedhur që para dy vitesh dhe aty ku ka vende bosh që janë larguar aty janë komanduar.
“PD si çdo parti është ent publik. Sot që flasim të 71 degët kanë 71 kryetarë dhe në këtë rast procesi do vijohet. PD si asnjë institucion tjetër ka 1 vit e ca që është pa kryetar dhe që në 2013 ka futur në procesin zgjedhor parimin një anëtar një votë. Hapi i parë regjistri i anëtarësimit. Një risi që kemi vendosur nga mbledhja e djeshme është që të paktën 6 nga takimet të jetë e përbashkët, minimumi 6 se mund të jenë dhe më shumë. Çdo njeri që ka ambicie për ta provuar këtë garë për të provuar se ku është, është i mirëpritur. Ne si kryesi në takimet që kemi bërë është se shqetësimi ynë kryesor është që ti japim shanset e barabarta të gjithë kryetarëve prandaj dhe vendosëm për këto 6 takimet, të krijohet një bazë, dysheme për barazi”.

Latest articles

Related articles