Ja ku do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së e thirrur nga kryesia do të mbahet në 20 qershor në sallën e Hotel Tirana International. Kjo është njoftuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku do të vendosë zhvillimet e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD-së.
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, mbledhja e thirrur nga kryesia do të zhvillohet në datën 20 qershor në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12:00. Ftohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të jenë prezent në këtë mbledhje me shumë rëndësi për Partinë Demokratike“.
Ndërkohë pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023. Fushata zgjedhore për kryetarin e ri zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Ndërsa zgjedhjet për kryetar të PD zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.

Latest articles

Related articles