Trafikonin mjete motorike – Dënohen 7 persona, akuzohen dhe për grup kriminal (emrat)

GJKKO ka dhënë ditën e sotme për 7 të pandehurit të cilët akuzohen për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura dhe për grup të strukturuar kriminal.

Bëhet e ditur se mes mes të dënuarve është edhe Vojsava Doda, ish-oficere e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Po ashtu janë dënuar dhe ish-dy policët Endi Ahmetaj e Fatri Braha.

Konkretisht:

Selaudin Shahini me gjykim të shkurtuar është dënuar 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Ndriçim Shahini akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim.

Ervis Cara akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

Vojsava Doda akuzohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me gjykim të shkurtuar është dënuar me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”. Me gjykim të shkurtuar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Fatri Braha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Me gjykim të shkurtuar është dënuar me 6 gjashtë muaj burgim.

Ndërsa është shpallur i pafajshëm, Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Latest articles

Related articles