Shqipëria e 5 në botë nga 166 shtete për sa i përket stresit në punë


Sipas një raporti të kompanisë të sondazheve, Gallup, tregon se Shqipëria është pozicionuar e 5 në botë nga 166 shtete për sa i përket stresit në punë.
47% e punonjësve të pyetur treguan se nuk është vetëm paga arsyeja.

Një rrogë e mirë nuk është i vetmi komponent që motivon një punonjës.
Një ambient i qetë pune, duke respektuar të drejtat e secilit dhe duke bashkëpunuar ngushtë për arritjen e një qëllimi janë faktorë kyç që ndihmojnë në krijimin e një ambienti komod në punë.
Stresi i punonjësve sot, sidomos të rinjve, ndikon drejtpërdrejt qoftë në mbarëvajtjen e arritjeve dhe taskeve të vendosura qoftë dhe në cilësinë e jetës së njeriut.
Në një shoqëri konsumatore është e vështirë të gjesh balancat dhe kjo i përket secilit individ, megjithatë mbështetja e institucioneve vendimarrëse në garantimin e të drejtave bazike në punë janë mëse të nevojshme.
Emigrimi është një plagë që vazhdon të hapet çdo ditë, qëllimi është të mos t’i largojmë ata pak të rinj që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri me duart tona.

Latest articles

Related articles