Pse duhet të dish të menaxhosh edhe humbjen?

Le ta pranojmë: humbja dhemb.

Një mik që ndalon së luajturi vetëm kur e kupton se nuk do të fitojë. Një person që pasi humbet një konkurs shfaq acarim dhe ndoshta ia nxjerr atë kundërshtarit duke gjetur 1 000 justifikime për të fajësuar gjithçka dhe këdo përveç vetes së tij, pra humbjes së vet, shkruan focus.it.

Por, çfarë e shkakton një sjellje të tillë fëminore dhe irracionale?

Shkenca ka identifikuar arsye specifike, të cilat humbësit e këqij duhet t’i marrin parasysh.

Sepse një gjë është e sigurt: ia vlen të dish të humbasësh.

Neurologjikisht, është si të përplasësh kokën në kornizën e derës me shpejtësi të plotë. Kjo u vëzhgua nga neuroshkencëtari Maarten Boksem, i cili jep leksione në universitetin e Roterdamit.

Duke përdorur një skaner MRI dhe elektroda EEG, studiuesi monitoroi trurin e vullnetarëve që luanin një lojë në laborator. Ai kostatoi se kur personi humb ‘’trurin’’ ai reagon shumë ngjashëm me dhimbjet e forta të kokës.

Në planin psikofiziologjik humbja shkakton një reaksion stresi, njeriu ndihet i tmerrshëm dhe është sikur truri të thotë se “që tani e tutje shmangni të gjendeni në një situatë të ngjashme, që të mos ndiheni më keq do të duhet të fitoni”.

Në këtë proces, përfshihet zona e trurit e njohur si “korteksi anterior cingulate”, i cili funksionon si një lloj sistemi alarmi: gjeneron ndjesi negative që ju shtyjnë të ktheheni në radhë, duke mësuar nga gabimet tuaja.

Latest articles

Related articles