Napoli gjen trajner, emëron në stol francezin Rudi Garcia

Kampionët e Italisë zyrtarizojnë emrin e njeriut që do të drejtojë skuadrën pas largimit të Luciano Spalleti-t.

Nëpërmjet kanaleve zyrtare, klubi i kaltër njofton nënshkrimin e marrëveshjes me francezin Rudi Garcia, i cili u largua nga Al Nassr pak muaj më parë për shkak të rezultateve të dobëta me skuadrën ku aktivizohet edhe Cristiano Ronaldo.

Në Itali, Garcia ka punuar në të shkuarën me Romën ndërsa përpara aventurës arabe ai drejtoi Olympique Marseille.

Latest articles

Related articles