Lirohen 3 policët, u rrëmbyen nga forcat serbe

Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen ditën e djeshme nga forcat speciale serbe në veri të Kosovës janë liruar ditën e sotme. “Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë një prej familjarëve të policëve. Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë të mërkurën se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa shtoi se kishte dyshime se ishte hakmarrje në lidhje me situatën në veri.

Latest articles

Related articles