Blendi Fevziu i bën një profil sulmuesit të Kombëtares, Myrto Uzuni

Per tifozet Kuq e Zi, Myrto Uzuni eshte sulmuesi i momentit. Shperthimi i tij ne Spanje, por edhe tek ekipi kombetar; golat e jashtezakonshem; kartoni qe i ka arritur vleren e 25 milion eurove dhe buja ne mediat euroiane e ka vendosur ne qender te vemendjes. Por historia e Myrto Uzunit, eshte nje histori me vete, me interesante madje se sa vete golat e tij. 7 vjecar u largua me familjen nga vendlindja, Berati, duke kaluar kufirin ne kembe per 3 dite me rradhe. Ne xhep kishin disa para te marra borxh, qe per 10 vjet u munduan ti shlyenin me punen e emigrantit. Midis tyre edhe Myrto qe detyrohej te linte stervitjen per te punuar qe te ndihmonte familjen. Kur mbushi 17 vjec, babai vendosi te kthehen ne Berat. Ai shpresonte qe djali do kishte nje karriere si futbollist dhe nuk gaboi. Ne ate moment nje propozimi nese djali tij do te mund te luante per Greqine, ju pergjigj prere. Ne jemi shqiptare. Djali do te prese ftesen e Shqiperise nese do vije nje dite. Tek Berati Uzuni mori rrogen e pare prej 175 eurosh, qe ja dorezoi familjes. Kartoni i tij i pare vlejti 2 milion leke te vjetra. Por ky ishte vetem fillimi. Karriera e tij mori perpjete duke e bere nje nder lojtaret me te kerkuar ne Spanje e madje me shume kerkesa edhe ne Europe. Rrefimi tij eshte aq i bukur dhe prekes. Eshte historia e dhjetra emigranteve, qe u detyruan te punojne fort per tu integruar, por qe nuk e harruan kurre vendin e tyre. Dhe qe nje dite ja arriten. Ndiqeni sot, ne pjesen e trete ne Opinion. @myrto_uzuni

Latest articles

Related articles