Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit.
Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se presin KFOR-in ta hetojë rastin dhe se kushdo që i hedh benzinë zjarrin dhe e politizon këtë situatë nuk do t’ia dijë për Kosovën.
“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Rama në Tëitter.
Tutje, ai ka thënë se Shqipëria është pjesë e NATO-s, aleancës euro-atlnatike që e bombardoi Serbinë.
“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, ka thënë ai