“PD, një institucion pa kryetar”, Koduzi: Kjo situatë ka nisur kur Berisha u mënjanua nga Grupi për “non grata

Gazmend Koduzi, është shprehur në FaxNews për zgjedhjet që do të bëhen brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kryetarëve të degëve.

Anëtari i Kryesisë, ka treguar që do të krijohen disa institucione që do të merren me menaxhimin e kësaj situate.

Gazmend Koduzi: Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PD-së, u vendos që do hapet fushata për zgjedhjet në PD, ku do fillojë me kryetarit sipas parimit 1 anëtar 1 votë për të vazhduar në zgjedhjet në struktura, në seksionet e degëve. Mbledhja e nesërme është vazhdimi i asaj, marrja e disa masave apo krijimi i atyre institucione që do merren me menaxhimin e asaj situate.

Ndonëse, Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së është në kundërshtim të këtyre veprimeve, pasi ka shprehur që së pari duhet thirrur Këshilli Kombëtar për hapjen e zgjedhjeve, Koduzi tregon që në Statut, Kryesia e ka të drejtën për të marrë këto vendime. Shton këtu që me menaxhimin e zgjedhjeve merret Komisioni i Zgjedhjeve, ku për momentin nuk ka anëtarë, pasi kanë shkuar të Rithemelimi.

Sigurisht për hapjen e garës për zgjedhjet në PD, kryesia e ka tagrin ti marrë këto vendime sipas statutit. Ka një institucion që merret me menaxhimin e zgjedhjeve, Komisioni i Zgjedhjeve, i cili sipas statutit emërohet nga Kryesia e PD-së. PD ka pasur një Komision, në letra kryetar është z.Gjanaj. Anëtarët nuk janë më. Kanë shkuar të Rithemelimi, do duhet të zëvendësohen.

Përgjegjës për këtë situatë janë ata zyrtarë të caktuar nga Statuti për mbarëvajtjen. Ajo që Koduzi ka thënë për gazetarin Albi Rakipi, është që PD prej më shumë se një vit është pa kryetar dhe se në zgjedhjet e 14 Majit, duhet të ishte vënë në funksion Këshilli Kombëtar, për miratimin e kandidatëve.

Ata zyrtarë që në statusin e saj janë përgjegjës për mbarëvajtjen e PD-së, kanë përgjegjësinë për situatën ku është PD, në një situatë anormale. Prej një viti e dy muaj jemi pa kryetar, nuk kemi pasur kryetar të zgjedhur pasi Alibeaj ishte i komanduar, ku tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Jemi një institucion pa kryetar, punët e përditshme drejtohen nga Sekretari i Përgjithshëm, kemi një Këshill Kombëtar vetëm në letra, pasi duhet të mblidhet një herë në vit dhe kjo nuk është bërë. Duhet të ishte mbledhur për të aprovuar kandidaturat për zgjedhjet e 14 Majit, të cilat u miratuan në selinë e PD-së dhe shkuan në zgjedhje. Nuk kaluan një procedurë normale.

Anëtari i Kryesisë thekson që kjo situatë ka nisur në momentin kur Berisha u mënjanua nga Grupi Parlamentar pas shpalljes “non grata”, gjë që solli ndërlikim e proceseve për PD-në.

Sa më shpejt të zgjedhim kryetarin, që PD të funksionojë si institucion.

Kolegët e nderuar të Kryesisë, kishin idenë për të shkuar në një analizë pastaj në zgjedhje. E gjithë kjo situatë ka nisur kur z.Berisha u mënjanua nga Grupi për shkak të shpalljes “non grata” dhe nisi lëvizjen e tij.

Latest articles

Related articles