Pengmarrja e tre zyrtarëve të Policisë Kosovës, në këtë situatë aktuale në rajon, kjo brenda territorit të shtetit Kosovës është një agresion i pastër territorial e provokues nga ana e Serbisë.
Keto akte të ripërsëritur në forma të ndryshme dëshmojnë se Serbia, nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por ajo si gjithmonë ka tendencë hegjemoniste dhe destabilizuese mbi Kosovën dhe gjithë rajonin.
E pangopur me krimet e bëra mbi popullsine shqiptare në kosovë, me qëllimin e spastrimit etnik, serbia po përpiqet të kthehet në sy të opinionit nderkombëtarë si e viktimizuara e luftes dhe e situates aktuale.
Te lirohen urgjent zyrtarët e policisë dhe Serbia të i thërrasë mendjes, duke hequr dorë njëherë e mire nga çdo lloj provokimi dhe agresioni mbi Kosovën.
Institucionet kushtetuese të Kosovës duhet të jenë garantues të sigurisë e integritetit të brendshëm, kjo në funksion të paqes e stabilitet afatgjatë të brendshëm dhe rajonal, gjithmonë në bashkëpunim
me faktoret nderkombetar.