Aksident i rëndë në Bulqizë| 3 të plagosur nisen me urgjencë drejt Tiranës

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është regjistruar pak minuta më parë në Bulqizë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 3 persona. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bulqizës ku kanë marrë ndihmën e parë. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pritet të niset me helikopter drejt Tiranës.

Sakaq polica dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjn e shkaqeve të aksidentit.

Latest articles

Related articles