Shërbimi sekret i Ushtrisë raporton për veprimtarinë e spiunazhit

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot një seancë dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Të ftuar për raportin përpara komisionit ishin Ardian Bali, drejtor i Përgjithshëm i AISM dhe Istref Istrefi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zbulimit.

Për sa i përket veprimtarisë së AISM gjatë vitit 2022, Bali theksoi se synimi kryesor ka qenë realizimi i detyrave në funksion të përmbushjes së misionit të saj, atë për mbështetjen e autoritetet të drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura dhe Forcat e Armatosura me inteligjencë në fushën e Zbulimit, Kundërzbulimit dhe Sigurisë, në përmbushje të misionit të tyre kushtetues.

Viti 2022 është shënjuar nga ngjarje të paprecedenta me ndikime shumëdimensionale në nivel global, rajonal dhe kombëtar, duke patur parasysh këtu (por jo vetëm) sulmin e paprovokuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës më 24 Shkurt, sulmet kibernetike kundër sistemeve digjitale dhe shërbimeve qeveritare online në korrik dhe në shtator, kapjen e tre shtetasve të huaj, dy rus dhe një ukrainas në Uzinën mekanike Gramsh në gusht 2022 si dhe situatën në veri të Kosovës” tha Bali.

Më tej, drejtori Bali theksoi se, për këto ngjarje AISM ka orientuar punën grumbulluese, përpunuese dhe analizuese si dhe atë mbështetëse operacionale për një informim sa më të saktë dhe në kohë të autoriteteve të drejtimit dhe komandimit të Forcave të Armatosura.

 

Latest articles

Related articles