KQZ vonon pagesat për komisionerët e qëndrave të votimit, Celibashi mbyll sytë dhe veshët

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i drejtuar nga z. Ilirjan Celibashi po jep provat të reja për keqmenaxhimin e proçesit zgjedhor. Nuk janë vetëm lojëra politike për regjistrimin e PD në zgjedhe, tenderët e dyshimtë për materialet zgjedhore, mosfuksionimin e pajisjeve PEI dhe operatorëve ditën e zgjedhjeve dhe mos çelja në kohë e fondeve për partitë politike.

Një çështje e re është ngritur nga mospagesat e komisionerëve ditën e zgjedhjeve për shkak vonesave të KQZ dhe pushtetit vendor. Sot jemi 1 muaj fiks me mbarimin e proçesit të votimit dhe po aq të mbarimit të zgjedjeve por njerëzit që kanë menaxhuar proçesin nuk janë shpërblyer sipas përcaktimeve ligjore. Kjo situatë ngarkon me përgjegjësi kryekomisionarin e zgjedhjeve z. Celibashi, i cili nuk ka kohë për këto çështje, duke qenë se angazhohet për çështje të mëdha, deri tek tenderat.

Latest articles

Related articles