Juristja shqiptaro-australiane me not nga Otranto në Vlorë: 91 kilometra për t’u kthyer në atdheun e gjyshit

Një shqiptaro-australiane e cila quhet Eva Buzo, ka vendosur të sfidojë vetveten duke notuar nga Otranto në Vlorë. Buzo me profesion juriste, ka një lidhje të fortë me Shqipërinë, ndonëse ka lindur në Australi. Ajo nuk flet shqip, por shprehet se ngrohtësia që i kanë dhënë të afërmit, ka bërë që të ketë këtë lidhje speciale. Në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, Eva Buzo vuri në dukje se kjo është një ndër sfidat e saj më të vështira, dhe uron që ta mbyllë me sukses.

Eva Buzo do të bëje 91 kilometra, për të mbërritur me not në bregun shqiptar. “Janë 91 kilometra dhe është hera e parë që ndërmerret një iniciativë e tillë, dhe është certifikuar nga maratona ndërkombëtare. Unë kam mbërritur në Otranto tani dhe po shikoj bregdetin shqiptar, por këtë sfidë do e nis javën tjetër. Jam e mirë përgatitur dhe e trajnuar, dhe për këtë sfidë jam përgatitur dy viteve të fundit. Uji është i pastër dhe shikoj lidhjen e diellit, jam shumë e emocionuar për atë që do të ndodhë javën tjetër”, tha ajo.

“Mënyra se si ndodh një not me përmasa të tilla, është se është një varkë nga pas dhe të jep ushqim çdo një orë. Unë nuk kam të drejtë të prek varkën dhe duhet që të lëviz nga forcat e mia. Në ekip janë trajneri im i sportit, drejtuesi i varkës. Unë nuk do të kem kohë për gjumë, por duhet që të notoj gjithë kohën. Do të nisem në mëngjes të mërkurën, dhe shpresoj që të nisem në drekë të ditës tjetër. Rekordi im është 25 orë dhe 90 minuta ka qenë korrikun e kaluar në Gjeneve, në një liqen dhe është më e vështirë që të notosh atje në një distancë 80 km”.

Eva ka folur edhe për gjyshin e saj që kishte ikur shumë shpejt nga Shqipëria, dhe për shkak se në vendin tonë në kohën kur ai duhet të kthehej kishte luftë. Ai u vendos në Australi dhe krijoi familje me një australiane.

Latest articles

Related articles