Amant Josifit po i ngushtohet laku në Dubai, kapet anëtari i bandës së Call-centerave

spot_img
Advertisements

Pesë persona të shpallur në kërkim nga SPAK kanë rënë në pranga këtë të hënë në Dubai, mes tyre edhe Merxhan Çeliku, një nga emrat e lidhur me skemën gjigante të mashtrimit përmes “call center”-ave që zhvati miliona euro nga qytetarë europianë.

Por ndërsa bashkëpunëtorët e grupit po arrestohen njëri pas tjetrit, emri kryesor i dosjes, Amant Josifi, vijon të mbetet i lirë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një histori që po ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën si është trajtuar çështja nga drejtësiae re.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Merxhan Çeliku konsiderohet pjesë e grupit të drejtuar nga Amant Josifi, ish-këshilltar i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si dhe ish-ortak biznesi i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles