Emrat e 3 fallsifikatorëve që u kapën në Tiranë

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 3 shtetas të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të shtetësive të huaja, të falsifikuara.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Mariglen Hoti, 35 vjeç, Shkëlqim Hoxha, 52 vjeç, dhe Ilir Hoxha, 34 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia e Tiranës informoi sot se në fillim lokalizuan shtetasin Mariglen Hoti, në Kamzë, dhe gjatë kontrollit të dokumenteve i gjetën një dokument (patentë italiane) të dyshuar të falsifikuar.

Latest articles

Related articles