Krujë| Ashensori zë poshtë 2 punëtorët në pallatin në ndërtim, dërgohen në spital

Dy punëtorë janë plagosur në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës. Sipas burimeve, dy punëtorët ishin duke montuar një ashensor, teksa i ka zënë poshtë.
Të plagosurit janë dy specialiste, njëri me shtetësi turke dhe një shqiptar. Punëtorët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e policisë për të kryer hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.06.2023, në lagjen “Zim Zeneli”, në Krujë, në një pallat, gjatë testimit të një ashensori janë dëmtuar shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe shtetasi turk S. S., 50 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

Latest articles

Related articles