Zhduket 5-vjeçarja në Firence, dyshohet se është rrëmbyer

Policia në Firence ka nisur kërkimet për zhdukjen e një vajzë 5-vjeçare, e cila quhet Cataleya Alvarez. Vogëlushja me origjinë peruane ndodhej në pallatin ku jeton, ndërkohë që nëna e saj ishte në punë.

Kur gruaja nga puna, nuk e gjeti në shtëpi vajzën e saj. Duket se pak para se të zhdukej vajza ishte grindur me bashkëmoshatarët e tjerë. Të gjitha hipotezat janë të hapura, përfshirë edhe atë të rrëmbimit.

Vogëlushja në momentin që u zhduk kishte veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona lejla.

Latest articles

Related articles