Të reja këtë javë kemi edhe nga ChatGPT – versioni 5 mund të vijë brenda vitit

Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me Apple, më konkretisht me konferencën e tyre vjetore që është mbajtur, në javën që po e lëmë pas. Në këtë konferencë, ndër të tjera, gjigandi teknologjik Apple, prezantoi edhe pajisjen e shumëpritur të realitetit virtual dhe të shtuar, Apple Vision Pro. Siç u tha në konferencë, pajisja e re shkrinë botën e vërtetë me atë virtuale, ka 2 orë jetëgjatësi bateri dhe do të kushtojë 3.499 dollarë, ndërsa në shitje do të dalë vitin e ardhshëm, me fillim në SHBA. Në këtë konferencë, Apple gjithashtu prezantoi sistemet më të fundit operative të iPhone, së bashku me përditësime të linjës MacBook.
Të reja këtë javë kemi edhe nga ChatGPT. GPT-5, pasardhësi i modelit të madh të gjuhës GPT-4, mund të mbërrijë në fund të 2023-ës ose fillimit të 2024-ës. Kompania që zhvilloi ChatGPT, OpenAI, njoftoi se mund të përfundonte trajnimin GPT-5 deri në dhjetor, ndërkohë, Instituti Future of Life (FLI), një organizatë jofitimprurëse që merret me implikimet etike dhe sociale të teknologjisë së përparuar, publikoi një letër të hapur, duke bërë thirrje për një pauze të zhvillimit të AI.
Pjesë e përmbledhjes javore teknologjike është edhe Norvegjia, vend ky që po e ndalon me ligj, përdorimin e photoshop-it. Norvegjia ka njoftuar për rregullore të reja sa i përket përdorimit të photoshop-it nga influencerët. Ligji i ri kërkon nga influencuesit dhe reklamuesit, të qartësojnë nëse imazhet janë të edituara me fotoshop ose kanë filtra

Latest articles

Related articles